Ky është i dyshuari që kërcënoi kryeministrin Kurti përmes rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht edhe emrin e personit që dyshohet se e kërcënoi kryeministrin Albin Kurti përmes rrjeteve sociale e që bëhet fjalë për 21 vjeçarin, Milan Radivojevic.

I dyshuari u arrestua dje nga Policia e Kosovës në Zveçan dhe se tashmë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë aksionit për prangosjen e 21 vjeçarit, është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.

Lexo edhe:  Rrahje masive me thika e ‘stupc’ mes të rinjve në Drenas: 9 persona të përfshirë, tre dërgohen në QKUK