E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq sot në QKMF derisa po merrte infuzion nga gripi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një person ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Viktima po merrte trajtim mjekësor pasi ishte prekur nga gripi sezonal, ku edhe i është përkeqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jet.
Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është 36-vjeçari Fatlum Ahmeti.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, 36-vjeçari ka qenë i shtrirë në QKMF-në e Podujevës duke marrë infuzion për shkak të gripit sezonal, ku papritur i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe për pasojë është ndarë nga jeta.
Në lidhje me këtë rast është informuar Policia e Kosovës, ndërkaq Sinjali mëson se familjarët e viktimës kanë deklaruar në Polici se 36-vjeçari nuk ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor, përpos gripit.
Vdekjen e 36-vjeçarit e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e detajve të tjera, ndërsa me urdher të prokurorit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”