Gazeta kroate raporton për ngjarjen e tmerrshme në Kosovë: Ka vdekur një 4-vjeçare pasi është rrahur nga fëmijët e dajës?

Vdekja e një vajze katër vjeçare nga Gjakova në Qendrën Klinike Universitare tri ditë më parë, ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

Në Kroaci, e përditshmja Jutarnji List transmeton lajmin e mediave kosovare. Ngjarjen e përshkruan si një “tmerr”.

Tmerr në Kosovë, ka vdekur një vajzë (4) pasi është rrahur nga fëmijët e dajës? ‘Ajo nuk mund të ecte, vetëm qante’”, thuhet në titullin e Jutarnjit.

Jutarnji shkruan tutje se vdekja e vajze 4-vjeçare nga qyteti i Gjakovës në perëndim të Kosovës “do të hetohet për shkak të rrethanave të dyshimta në të cilat ajo ka performuar”.

Nëna e vajzës ka thënë se vajza e saj i ka thënë se fëmijët e dajës e kanë rrahur gjatë një loje në oborr. Nënë e bijë kishin shkuar për vizitë te familja e vëllait të nënës.

“E morra çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë. Tu ardh nuk mund të ecte, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo vetëm qante”, ka thënë Hajra.

Lexo edhe:  Vuçiq e humb kontrollin, kërcënon Kosovën: Nuk ka dyshim se arma do të shkrepet