Vetura rrotullohet në mes të rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në aksin Prishtinë-Mitrovicë.

Indeksonline raporton se bëhet fjalë për një vetaksident, ku vetura e përfshirë është rrotulluar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë, të cilat janë duke kryer hetimet.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Të paqarta mbesin edhe rrethanat se si ndodhi ky rast.

 

 

Lexo edhe:  Familjarët e 26-vjeçarit që vdiq në aksidentin në Prishtinë e falin gjakun