Suharekë: Vetaksidentohet vetura me 6 persona brenda, vdes pasagjerja

Ka vdekur një grua e cila ishte pasagjere e një veture e cila u aksidentuar në fshatin Doberdolan të Suharekës, dje rreth orës 18:15.

Bashkë me tashmë të ndjerën në veturë ishin edhe katër pasagjer, dhe vozitësja e cila shkaktoi aksidentin, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.

“Të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar”, shkruan në raportin e policisë.

Aty tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  “Nuk është i kapshëm dhe as i shitshëm”: Gruaja e Ramiz Lladrovcit reagon pas vendimit të PDK-së