Sulm në Gjermani: Vetura hyn në Treg të Krishtlindjeve, ka të vdekur e të plagosur

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur pak më herët në një qytet të Gjermanisë, në Magdeburg, ku një makinë i ka përplasur një turmë njerëzish në një treg për Krishtlindje, shkruan Gazeta Express.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, një person ka mbetur i vrarë e disa janë të plagosur.

Bëhet e ditur edhe se shoferi tashmë është arrestuar dhe se shumë oficerë policie dhe shërbime emergjente kanë dalë në vendngjarje.

Lexo edhe:  Mozzik bëhet me makinë ‘Rolls-Royce Ghost’: Dikur ka qenë ëndërr, sot parkohet në garazh