Lajmi i fundit: I biri i dëshmorit Avni Koshtova, Doniku, në gjendje jo të mirë shëndetësore pas qëndrimit disa ditor në minierën e Trepçës

Donik Haradinaj që është edhe biri i dëshmorit Avni Koshtova, ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Doniku që është edhe minator në minierën e Trepçës ka disa ditë që është mbyllur brenda në minierë, shkruan Jepi zë.
Gjendja e minatorëve po shkon duke u keqësuar ndërsa organet më të larta të shtetit dhe menaxhmenti i Trepçës nuk po e shohin të arsyeshme të reagojnë.
Kërkesat e minatorëve janë mjaft të arsyeshme pasi po duan që pagat të ju dalin me kohë, të kenë kushte të punës, sigurim shëndetësor, ndërsa për këtë gjendje jo të mirë financiare të ndëshkohen ata që sollën këtë rezultat.
Lexo edhe:  Gjuajtje me armë në një restorant në Prishtinë - një i vdekur dhe një e plagosur