Kroaci: Shqiptari merr paratë që gjeti tek bankomati, arrestohet nga Policia për vjedhje dhe dëbohet

Mediat kroate raportojnë për një rast të veçantë vjedhjeje me protagonist një shtetas kosovar.

Fjala është për një 32-vjeçar nga Kosova, i cili ka parë para në një bankomat në mbrëmjen e 28 janarit në rrugën Trgovacka në Umag.

Domethënë, paratë ishin aty falë pakujdesisë së një 31-vjeçareje, e cila gjatë pagesës së parave në bankomat nuk e ka kryer transaksionin. Më saktë, ajo nuk ka konfirmuar shumën totale të parave të depozituara, ndaj kartëmonedhat kanë mbetur “në gjumë” në seksionin e pagesave të bankomatit.

Kur e pa shqiptari nuk hezitoi, sepse sapo iku pronarja e parave u hodh në veprim dhe mori disa qindra euro. Duke qenë se vepra e tij ishte vepër penale e vjedhjes, policia ka ndërhyrë në rast pasi pronarja e parave, në kërkim të eurove të humbura, kuptoi se ku mund të ishin paratë.

“Policët gjatë punës operative në terren kanë zbuluar identitetin e autorit dhe kanë nisur kërkimin për të, dhe më 14 prill rreth orës 22:55 është arrestuar nga punonjësit e Policisë Vukovar-Srijem teksa ka tentuar të kalojë kufirin me Serbinë në pikën kufitare Bajakovë”, u tha në deklaratë.

Ata gjithashtu deklarojnë se 32-vjeçari ka shkelur ligjin për të huajt për shkak se ka qëndruar ilegalisht në Kroaci, ndaj i është lëshuar një urdhër dëbimi.

 

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Veternik, shoferi e humb kontrollin dhe përplaset