Eman Rrahmani thotë se listës së tyre i është bashkuar futbollisti i njohur
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj i është bashkuar “Listës për Familjen”.
Kjo është konfirmuar për Reporterim nga deputeti Eman Rrahmani.
Ai tha se Mavraj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Po është e vërtetë. Mërgim Mavraj është bërë pjesë e “Listës për Familjen” dhe do të jetë kandidat për deputet”, tha Rrahmani
Kujtojmë se sot është afati i fundit për partitë politike për të dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputet.