Qytetarët e Skënderajt u shpërblyen me dhurata nëse në qese nuk kishin prodhime serbe

Grupi “Besa-besë, mos bli prodhime serbe” ka organizuar një aktivitet mjaft interesant në Skënderaj.

Qytetarët të cilët në qese nuk kishin prodhime serbe, shpërbleheshin me një qese me prodhime vendore.

Thirrja e tyre ishte “mos bli prodhime serbe”.

Kjo fushatë po bëhet me qëllim që të mos konsumohen produktet që vijnë nga Serbia por të blihen ato vendore.

Postimi i plotë:

Sot në Skenderaj, ai/ajo që nuk kishte në qeset e tyre prodhime serbe, i jepej një dhuratë modeste me 12 produkte vendore.

Thirrja jonë ishte: “Mos bli prodhime serbe”.

Stop 860

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Mjeku që braktisi Kosovën: Nga 400 euro tash rroga 7 herë më e madhe