Aksident afër urës së Fshajtë, rrokulliset një kamion

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik..

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë – Prizren, përkatësisht afër urës së Fshajtë.

Nga pamjet që ka sigruar Gazeta Sinjali shihet një kamion që ka devijuar rrugën dhe është rrokullisur shumë pranë urës.

Për të lënduar nuk raportohet, ndërkaq Sinjali do t’iu mbaj të informuar për detajet e reja nga ky aksident.

Lexo edhe:  Mënyra “interesante” se si Ana Kabashi e zuri të dashurin duke e tradhtuar