“E vrava se isha xheloz”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që i mori jetën gruas

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi horror në Athinë, me protagonist një 39-vjeçar shqiptar, i cili vrau gruan e tij me çekiç.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur një javë më parë kur dy fëmijët e çiftit kanë qenë në shkollë.

Pasi e ka vrarë, e ka fshehur trupin e saj në papafingo. Fëmijët nuk kanë kuptuar asgjë, ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë ai që ka njoftuar policinë dhe ka dëshmuar krimin tronditës.

Para efektivëve ai ka deklaruar se e ka vrarë pasi ishte xheloz.

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë