Nis ndriçimi dhe dekorimi 207 mijë euro i shesheve në Prishtinë
Qendra e Prishtinës çdo vit merr pamje tjetër, për festat e fundvitit.
Edhe këtë fundvit në sheshet e Prishtinës do të vendosen, drita e zbukurime të ndryshme.
Tashmë në sheshet kyçe të vendit veçse ka filluar të bëhet dekorimi vjetor.
E për ndriçimin e sivjetëm të shesheve, Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’ia besojë një kompanie hiç më pak se 207 mijë euro.
Në bazë të detajeve të kërkuara nga komuna thuhet se këtë vit do të ketë dekore të marrë shembuj nga shtete e fuqishme si Amerika, e shtetet e tjera evropiane.
Sipas dosjes së tenderit kompania “Agro Bau”, është shpërblyer në lotin 1, me çmimin 127 mijë e 700 euro.
Kurse kompania “Te Fatosi” është shpërblyer me kontratë në vlerë 79 mijë e 920 euro për lotin 2.
Ditë më parë drejtuesit e komunës së Prishtinës janë parë në sheshet e kryeqytetit ku nga afër thuhet të kenë shikuar vendin ku edhe do të bëhen këto dekorime