Aksident i rëndë në rrugën e Kombit: 6 persona të lënduar, 4 gra nga Kosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të urës me harqe.

Për pasojë janë plagosur rëndë 6 persona mes të cilëve 4 gra nga Kosova që udhëtonin bashkë me një prej makinave.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Lexo edhe:  Kjo është gjendja shëndetësore e dy shqiptarëve që u sulmuan në veri, flasin nga spitali