Lajmi i fundit rreth gjendjes së vajzës që u lëndua sot nga rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës

Vajza e cila është lënduar sot si pasojë e rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, do t’i nënshtrohet një operacioni.

Kështu bëri të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ku tha se do të operohet nga neurokirurgët e QKUK-së në sallën emergjente.

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”, ka thënë Fazliu

Lexo edhe:  Dikur refugjatë, sot me kompani të suksesshme ndërtimi në Austri