Bie në pranga burri që dyshohet se rrahu dhe kërcënoi bashkëshorten e tij në Klinë

Ditë më parë u raportua për një rast të dhunës në familje, që dyshohet se ka ndodhur në një familje në fshatin Qupevë e Lartë në Klinë.

Gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi e njëjta dyshohet se është përballur me dhunë fizike nga bashkëshorti i saj dhe i njëjti më pas e ka kërcënuar me armë.

I dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës ishte larguar nga shtëpia për në drejtim të panjohur dhe ishte shpallur në kërkim policor.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se pas veprimeve hetimore, është arritur që të lokalizohet vendndodhja e 33-vjeçarit, i cili është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

33-vjeçari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Rrahen të burgosurit në Dubravë, bëhen për spital