Burri e godet shuplakë gruan në Vushtrri, ajo e denoncon në Polici dhe largohet nga shtëpia bashkë me beben

Mosmarrëveshjet me çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojtje.

Në stacion policor kanë përfunduar edhe një burrë e një grua nga fshati Druar i Vushtrrisë, pasi një 21-vjeçare ka raportuar së është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me burrin e saj, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka.

Si pasojë e kësaj, 21-vjeçarja ka marrë beben të cilën e ka nga martesa e përbashkët me bashkëshortin dhe ka shkuar te familja e saj.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat ‘Sulm’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Skenderaj: Arrestohen tre të dyshuar për vjedhjen në familjen e dëshmorit Rifat Mëziu, policia jep detaje