E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga pesë persona

Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një objekt në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Disa persona dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë të mitur dhe për rastin tashmë ka nisur hetimet Policia dhe Prokuroria.

Sinjali ka mësuar detajet e këtij rasti të tmerrshëm për të cilin Policia është vënë në dijeni gjatë ditës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është një vajzë e moshës 14-vjeçare, e cila ka rrëfyer në Polici se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një objekt në ndërtim e sipër.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, bëhet fjalë për pesë persona, që dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me viktimën e të cilët akoma nuk janë identifikuar.

Tutje burimet thonë se të dyshuarit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë dhunuar.

E mitura është gjetur dilu në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Çeku kritikikon Osmanin e Kurtin për qasjen ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë: Keq të mos ia njohësh dikujt kontributin