Ky është stomatologu i arrestuar në Malishevë, pacientes iu përkuqësua gjendja në klinikën e tij dhe më pas ndërroi jetë

Leonora Shala shkoi në një klinikë private në Malishevë për të hequr një dhëmb që po i shkaktonte dhimbje. Por askush nuk do ta besonte se vizita e saj tek klinika private do të ishte e fundit për të në jetë.

Burime të Jepi Zë bëjnë të ditur se stomatologu malishevas, Xhavit Karaxha ishte ai që pranoi pacienten me dhimbje dhëmbi.

Por gjendja e saj filloi të përkeqësohej për çka u dërgua me urgjencë në QKUK. Leonora nuk arriti të tejkaloj më të keqen dhe më pas ndërroi jetë në QKUK.

Stomatologu që pranoi pacienten, Xhavit Karaxha dhe motra e tij janë arrestuar nga Policia e Kosovës me akuzat për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

35 vjeçarja nga fshati Ngucat i Malishevës jetonte në Itali ndërsa la pas burrin dhe katër fëmijë.

Lexo edhe:  Së pari vrau babain e tij në shtëpi, zbulohet personi që kreu masakrën në Universitetin e Pragës