I dyshuari për vrasjen e vëllait në Prishtinë kapet nga Policia, po ruhet në QKUK

Një ngjarje të rëndë ndodhi para rreth një ore në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Motivet e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

I dyshuari është Gent Miftari, i cili tashmë ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia.

Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, në afërsi të kompleksit banesor ku ata jetonin.

I dyshuari është nën kontroll të njësive policore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nga aty pritet që të shoqërohet për intervistim.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia po ndërmerr veprimet hetimore që çojnë në zbardhjen e rastit në plotni.

Lexo edhe:  Në Mensën e Studentëve servohet ushqimi me krimb