Edi Rama godet Albin Kurtin: Dëgjoji miqtë e mëdhenj të Kosovës, mos ec më tej në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për situatën  e sotme në veri të Kosovës.

Rma në një postim në “Twitter”, ka shkruar se e gjithë kjo situatë sipas tij nuk e ndihmon procesin e njohjes së Kosovës.

Ai ka bërë thirrje për të ndaluar dhunën, ndërsa ka rikujtuar se bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Vodhën veturën në parking të autoservisit, Policia kap tre të rinj në Fushë Kosovë