Ky është personi që humbi jetën pasi e zuri traktori duke punuar tokën

Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën në fshatin Randobravë, ku një person humbi jetën tragjikisht pasi u rrokullis me traktor, derisa po punonte tokën.

Mësohet se bëhet fjalë për Nezir Hasanin, 54-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Prizren, ndërkohë që edhe familja ka njoftuar për vdekjen e tij.

“Me date 09.10.2022 ndërroi jete babai Nezir Hasani. Ceremonia e varrimit behet me 10.10.2022 ne ora 16:00 ne fshatin Randobravë.”

Lexo edhe:  Në këtë vend do të ndërtohet projekti më i madh solar në Kosovë, Zogaj jep detaje