E turpshme: Dy punëtore të marketit lajmërojnë policinë, thonë se u ngacmuan nga tre burra
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin për njërin nga tre burrat e denoncuar për ngacmim mbrëmjen e së shtunës.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të PK’së. Në raport thuhet se tre burra janë denoncuar nga dy punëtore të një marketi në Prishtinë, meqë të njëjtit në vazhdimësi kanë ngacmuar ato.
“Prishtinë 12.10.2024-19:50. Është raportuar se dy femra kosovare punëtore në një market në vazhdimësi janë ngacmuar nga tre persona të dyshuar meshkuj kosovar.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje“, përfundon njoftimi