Aksident mes tre veturave në magjistralen Pejë – Mitrovicë, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes tri veturave magjistralen Pejë – Mitrovicë.

Aksidenti ka ndodhur në në magjistralen Pejë – Mitrovicë, rreth orës 15:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se të lënduarit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes janë dalë njërsitë relevante dhe e kane kryer shikimin e vendit te ngjarjes”, tha Gashi.

Lexo edhe:  PAMJE: Një vajzë 23-vjeçare nga Kosova humbi jetën në një aksident, vetura ndahet në dysh