Momenti kur PSD e gjuan me qershi kryeministrin Kurti pas marrëveshjes për targa

Partia Socialdemokrate e ka gjuajtur me qershi kryeministrin Kurti derisa po hynte në objektin e Qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat.

Kështu tha Natyra Kuçi nga kjo parti.

“Ja dham një grusht qershi Kryeministrit të skutave, teksa po hynte nga dera e fshehtë!”, ka shkruar ajo.

PSD sot ka realizuar një aksion para Qeverisë (ish objekti i Rilindjes). Aktivistët e kësaj partie kanë gjuajtur qershi para hyrjes së këtij objekti.

https://fb.watch/g-nP2nql9r/?mibextid=1DJ7Ir

Lexo edhe:  Sot varroset Dukagjin Gashi, i dyshuari për grabitjen e argjendarisë në Suharekë që u vra në aksionin e Policisë