Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Do të fryjnë erëra fillimisht nga jugu dhe jugperëndimi kur temperaturat do të jenë mjaft të larta deri në 24 gradë Celsius. Pasdite vonë ose në mbrëmje do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu dhe verilindja që do të shkaktojnë ulje të temperaturave. Gjatë mbrëmjes rrebeshe lokale shiu priten në shumë vise të Kosovës.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale ku lokalisht mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe më intensive shiu priten në veri-veriperëndim të Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi ku mund të ketë edhe ndonjë stuhi të fortë me vetëtima dhe bubullimë. Rrebesh të fuqishëm mund të ketë edhe në disa pjesë në qendër të Shqipërisë, ndërsa shumë rajone tjera të viseve tona mbesin me shumë pak reshje.

Erërat do të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi. Pasdite do të fillojnë të fryjnë erëra të freskëta nga veriperëndimi.

Fundjava me stabilizim gradual të motit. E Shtuna ende mund të sjellë ndonjë rigë lokale shiu orëve të mëngjesit ose paradites, pastaj vjen përmirësimi gradual. Do të jetë më freskët, ndërsa nga e diela temperaturat fillojnë të rriten prapë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike