Aksident i rëndë tek “Kërrshi i Dudës” në Mitrovicë, kamioni bie në Ibër – disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Disa persona janë lënduar si pasojë e aksidentit me kamion tek vendi i njohur si “Kërshi i Dudes”, shkruan “Jepi zë”.

Dëshmitarët kanë treguar se kamioni ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Ibër.

Siç shihet, ai ka rënë disa metra poshtë rrugës magjistrale, duke u rrotulluar në ujë.

Nuk janë dhënë ende detaje me gjendjen e të lënduarve.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.

Lexo edhe:  Pësoi aksident, Rina Latifi ka nevojë për ndihmën tuaj që të arrijë të eci