Reshje intensive shiu në Tiranë, përmbyten disa rrugë

Qyteti i Tiranës është përballur parditen e kësaj të premteje me kushte të këqija moti. Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Prezenca e shtuar e ujit ka shkaktuar probleme në infrastrukturën e qytetit me disa rrugë të cilat kalohen me vështirësi.

Siç shihet dhe në videon e mësipërme, rruga e cila ndodhet te zona e ish-parkut të autobusëve është e mbuluar nga uji, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Lexo edhe:  Këta janë vëllai i deputetit të LVV-së dhe dy shokët e tij që dyshohen për sulmin ndaj policit në Vushtrri