Vizitë te familja dhe homazhe te varri i Afrim Bunjakut, pasdite mbahet akademia përkujtimore
Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete për shënimin e 1 vjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, aktivitetet do të nisin në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku.
Në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut, e në orën 15:00 do të mbahet akademia përkujtimore te Pallati i Rinisë.
Rreshteri Bunjaku është vrarë më 24 shtator të vitit të kaluar nga grupe të armatosura terroriste serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Afrim Bunjaku është shpallur Hero i Kosovës.