Hapet valixhja e dyshimtë te Komuna e Mitrovicës, brenda kishte rroba

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi fillimisht dyshohej për një mjet të dyshimtë .

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, në mesin e tyre edhe Njësia për Deminim.

Pas kontrolleve të kryera, u zbulua se brenda saj kishte vetëm rroba.

Lexo edhe:  Vrau gruan dhe kunatën në Zvicër, burgim i përjetshëm për kosovarin