Kurti për bllokadat serbe: Grupe personash të maskuar bënin rolin e policit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për barrikadat e vendosura në pikëkalimet kufitare me Serbinë para disa ditësh.
Ai ndryshe u shpreh se edhe njëherë e pamë se kush është për mbyllje e kufizim.
Kurti tha se persona të maskuar në pikë kalime bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar vetura e legjitimuar udhëtarë për të kuptuar përkatësinë e tyre etnike
Tutje, Kurti u falënderues të gjithë zyrtarëve policorë dhe inteligjencës duke thënë se ata kanë punuar nga minuta në minutë që planet e tyre të dështojnë siç edhe ndodhi.
Ai u shpreh se ka tepër punë që bëhen për të cilat nuk dihet fort në publik e s’ka aq diskutime në publik
“Se kush është për mbyllje dhe kufizim e pamë edhe një herë në fund të javës së shkuar. Grupe personash të maskuar në prani të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës, por në territorin e Serbisë, bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar vetura e legjitimuar udhëtarë për të kuptuar përkatësinë e tyre etnike. Institucionet tona, policia dhe inteligjenca kanë punuar nga minuta në minutë që planet e tyre të dështojnë siç edhe ndodhi. Ka tepër punë që bëhen për të cilat nuk dihet fort në publik e s’ka aq diskutime në publik. Me këtë rast falënderoj të gjithë zyrtarët policorë dhe agjentët tanë të cilët janë kujdesur e përkujdesen çdo herë që publiku e qytetarët të shohin dhe jetojnë e përjetojnë vetëm rezultate pozitive përkundër planeve të këqija që synohen dhe nuk realizohen e nuk merren vesh asnjëherë”, tha Kurti.