Këta janë të rinjtë që e rrahën brutalisht mërgimtarin afër një diskoteke në Prishtinë

Një grup prej katër të rinjve, për motive akoma të panjohura i kanë rrahur brutalisht dy persona, mëngjesin e 7 shtatorit, afër diskotekave në zonën industriale në Prishtinë. Dy viktimat përfunduan në spital, njëri prej të cilëve me lëndime të rënda. Të dyshuarit u arrestuan dhe ndaj tyre ditës së djeshme u mbajt seanca, ku u caktua masa e paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima në këtë rast është një mërgimtar, i cili ndodhet në spital dhe akoma nuk është deklaruar për rastin, për shkak të gjendjes.

Sinjali ka publikuar ekskluzivisht të shtunën emrat e katër të dyshuarve Jeton Mustafa (22), Përparim Gashi (33), Malsor Mustafa (20) dhe Pajtim Hoxha (34), ndërsa tashmë ka siguruar edhe fotot e tyre.

Lexo edhe:  Po mbante armë dhe fishekë me vete, arrestohet 16 vjeçari kosovar