Tre persona të lënduar në një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njësitë kompetente po i hetojnë shkaktarët e aksidentit.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftu pë një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës, Në këtë aksident kanë qenë të involvuara tri automjete. Të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Gashi.

Lexo edhe:  Incident dhe fjalosje në autobusin e linjës 4 tek Bregu i Diellit, dyshohet se u nxorën edhe armë