Vdiq në vendin e punës në Slloveni, varroset nesër në Podujevë

Kosovari i cili vdiq në vendin e punës në Slloveni, pritet të varroset nesër.

Trupi i Qendrim Berishes, është paraparë të lëshohet në dhe në ora 18:00, në varrezat e fshatit Majac të Podujevës.

Njoftimi u dha nga familjarët e të ndjerit, ku aty thuhet gjithashtu se e pamja zgjat tre ditë, te shtëpitë e tyre në Fushë Kosovë, në rrugën Fehmi Lladrovci, raporton Klankosova.tv.

Lexo edhe:  Mot përvëlues sot: Kaq do të shkoj temperatura