Hoxha kërkon falje publike: Jam veteran i UÇK, të njëjtin flamur kam mbajtur pranë

Mazllam Mazllami, hoxha nga Prizreni që mori vëmendje në rrjetet sociale pasi e quajti flamurin kuqezi një leckë, tha në një intervistë për Euronews Albania se deklarata e tij është keqkuptuar.

Ai kërkoi falje publike ndaj të gjithëve që mund ta kenë keqkuptuar, ndërsa theksoi se nuk ka pasur në asnjë moment për qëllim të nënçmojë flamurin.

“Ka një keqkuptim, flamuri është një beze, nuk ishte qëllimi për të përdhosur flamurin, është gabim të më keqkuptoni. Nëse kam gabuar për termin leckë, publikisht kërkoj falje nëse është keqkuptuar, ndërsa si është shkruar bezë, për të treguar materialin. Qëllimi nuk është për nënçmim të flamurit. Unë vetë jam veteran i UÇK të njëjtin flamur e kam pasur pranë vetes”, tha hoxha.

Lexo edhe:  158 të helmuar në Malishevë, flet drejtori i Shëndetësisë