Aksioni i Policisë në Veri: Po mbyllen 5 objekte të komunave ilegale

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion në katër komunat veriore.

Sipas njoftimit, qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale.

Ky operacion është nisur me kërkesë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

“Policia e Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, është duke zhvilluar një operacion policor në katër komuna në veri të Kosovës. Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues. Operacioni policor është duke vazhduar, ndërsa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Mjeku që u angazhua në spitalin ushtarak gjatë luftës merr një dhuratë të veçantë