Një shtetas i Kosovës ndalohet në Maqedoninë e Veriut, kërkohej nga Interpoli

Një 28-vjeçar, shtetas i Kosovës, është ndaluar dje në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, “Bllacë”.

Kështu ka njoftuar ministria e brendshme në RMV, ndërkaq nuk është bërë e ditur arsyeja.

“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L. (28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit. I njëjti është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, kanë njoftuar nga MPB-ja maqedonase. /alsatm

Lexo edhe:  Aksidenti tragjik në Greqi, momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë