Ky është i arrestuari për të shtënat me armë në Llaushë të Skenderajt, ia sheh sherrin ahengut
Pasi jemi në sezonën e dasmave edhe gjuajtjet me armë nga kosovarët nuk kanë të ndalur, e ku në shumë raste nga pakujdesia e tyre po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve përreth, raporton Gazeta Sinjali.
E rast i fundit ku është qëlluar me armë në një aheng familjar ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt ku edhe është arrestuar një mashkull i dyshuar kosovar.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Bajram Geci.
Në vendin e ngjarjes nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gaz si dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti është iniciu për veprat penale Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.