Aksidentohen në Jezercë dy turistë kroat, një prej tyre dyshohet se ka humbur jetën

Dy turistë kroat janë aksidentuar sot në Majën e Jezercës, ku dyshohet se njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.

Top Channel raporton se dy shtetasit e huaj kanë rrëshqitur në afërsi të liqeneve të Jezercës. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë, duke deklaruar partnerja ka ndërruar jetë.

Në ndihmë të tyre, janë nisur grupi i kërkim – shpëtimit malor dhe banorë vullnetarë nga Valbona.

Shkak i aksidentit është bërë bora dhe temperaturat jo të favorshme të momentin, që e bëjnë shumë të rrëshqitshme.

Maja e Jezercës është maja më e lartë në Alpet Dinarike, e katërta më e larta në Shqipëri dhe e gjashta më e larta në Ballkan, me lartësi 2,694 m mbi nivelin e detit.

Lexo edhe:  Sot mbahet mbledhje komemorative për rreshterin e vrarë Afrim Bunjaku