“A jeni vegla e Dejona Mihalit?” Adi Krasta nuk i përgjigjet pyetjes, komenton fotografinë duke e cilësuar si vend “urinimi”

Zëvendësdrejtori i RTK-së Adi Krasta ka komentuar fotografinë që i është shpërndarë ditëve të fundit bashkë me Dejona Mihailin e VV’së në një pompë derivatesh.Krasta nuk ka dhënë shumë detaje se pse ishte takuar me Mihailin, por duke i ikur pytjes Krasta ka sqaruar se ai vend është një pik ndalese për urinim, shkruan Insajderi.

“Raporti im është një raport që e kam të qartë ne çfarë dimensionesh ka. Është pjesë e një Lëvizje politike që aktualisht është në pushtet. Kjo fotografi, nuk ka asnjë lidhje, me atë që iu intereson njerëzve. Duhet të ketë ndodhur para ose pas urinimit, deklaroi ai në RTK” .

I pyetur rreth akuzave se ai është vegël e Dejona Mihailit, Krasta nuk ka dashur të komentoj këtë pjesë.

“Unë nuk komentoj atë që thuhet sepse të tërheqin në zonën e thashethemnajës institucionale”, tha ai./Insajderi.org

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Digjet një banesë pranë sheshit Car Llazar në Mitrovicë, intervenojnë zjarrfikësit