Hajnat vjedhin 150 euro në një kishë në Lipjan

Persona të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar një kuti në të cilën vendosen paratë në një kishë në Lipjan dhe nga aty kanë vjedhur rreth 150 euro para të gatshme.
Rastin në Polici e ka raportuar një punëtor në objektin e kishës.

Ende nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa rasti është nën hetime.

“Rr. Shën Flori, Lipjan 12.08.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në objektin e kishës, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar një kuti në të cilën vendosen paratë dhe nga aty kanë vjedhur rreth 150 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  E rëndë: Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë