Punëtoret e Bangladeshit në maje të skeleve të Skenderajt

Emigrimi i të rinjve nga Kosova në përgjithësi dhe nga Drenica në veçanti ka marrë përmasa shqetësuese duke pasur parasysh situatën e vështirë ekonomike në Kosovë

Si pasojë e kësaj, shumë firma, sidomos ato në ndërtimtari, janë duke ndier mungesën e fuqisë punëtore. Të shtyrë nga kjo situatë, pronarët e këtyre kompanive janë duke importuar fuqi punëtore nga jashtë.

Një zgjidhje të tillë është detyruar ta bëjë firma “Kuqi”, e cila ka importuar punëtorë nga Bangladeshi.

Aktualisht, kjo firmë ka 10 punëtorë nga Bangladeshi të cilët janë duke kryer punë në Skenderaj. Mirëpo, në bazë të hulumtimeve që ka bërë rajoni, shumica e këtyre punëtorëve e shohin Kosovën si vend tranzit sepse synim e kanë Perëndimin./Rajoni.org

Lexo edhe:  Goditet një person nga rrufeja në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK Lajme / 05 July 2022, 23:08 Një person në Rahovec është goditur sonte nga rrufeja. Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë të kësaj komune. Siç kanë bërë të ditur nga Policia, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. “Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga Policia