Vritet një person në Lipjan dhe familjari i tij mbetet i lënduar

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku një person është vrarë pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe për pasojë ka humbur jetën. Përveç tij, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se dy të dyshuarit për këtë rast që tashmë janë arrestuar janë Skender Krasniqi dhe i biri i tij, Taulant Krasniqi.

Të njëjtat burime thonë se personi që humbi jetën tragjikisht është Agim Zani, 57-vjeçar, kurse i lënduari tjetër është i moshës së mitur,A.Zani, rreth 15-vjeçar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se konfliktit i ka paraprirë një përleshje fizike ku janë përfshirë palët dhe më pas është përdorur edhe mjeti i mprehtë.

Dy personat që u plagosën pësuan lëndime të rënda trupore, por i ndjeri Zani nuk arriti t’i përballojë dhe vdiq.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.”

Lexo edhe:  Po vijnë temperaturat minus, meteorologët parashikojnë motin për ditët e ardhshme