E dhimbshme për familjen Mulliqi, ky është 68-vjeçari që u gjet i varur në shtëpinë e tij

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Peran të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Sinjali mëson se i ndjeri është Hashim Mulliqi i cili për motive akoma të panjohura i ka dhënë fund jetës duke u varur me litar në shtëpinë e tij.

Sipas burimeve të Sinjalit nga Emergjenca, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet e rastit, edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i IML i cili e ka marrë trupin e pajetë të viktimës dhe e ka dërguar në Institut për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit.

“Tè Allahut jemi dhe tek ai do tè kthehemi Sot papritur ndrroj jet Baba jon i dashur Hashim Mulliqi. Per vorrime ju lajmrojm neser me kohe”, kanë shkruar në “Facebook” nga familja Mulliqi.

Lexo edhe:  Përleshja e mërgimtarëve me Policinë në Merdar u “mbulua” edhe nga një kënd tjerër, dalin pamjet