E dhimbshme: Humb jetën tragjikisht i riu në Rugovë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në Rugovë të Pejës, ku për pasojë një person ka humbur jetën, teksa një person tjetër ka marrë lëndime trupore.

Sinjali mëson se personi i cili humbi tragjikisht jetën nga ky aksident është Driton Krasniqi.

Lajmin e aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit, dhe janë duke u marrë me rastin

Lexo edhe:  Ky është ushtari italian të KFOR-it që vdiq në aksidentin në Kosovë