Vodhën veturën në parking të autoservisit, Policia kap tre të rinj në Fushë Kosovë

Janë kapur  tre persona në Fushë Kosovë, dy prej tyre të mitur, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një veturë në parkingun e një autoservisi.

 

Sinjali mëson se të dyshuarit janë kapur në flagrancë me veturën e vjedhur, pasi janë ndalur nga Policia në rrugë dhe të njëjtit më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

Lexo edhe:  Bashkëluftëtari i Adem Jasharit kujton 4 marsin e 1998-s: Në kullën e Jasharëve këndohej për historinë e kombit