9 mijë euro dëmi i shkaktuar nga hajnat, familja ishte në aheng (VIDEO)

Hajdutët i vodhën veteranit të luftës Xhemë Jasharajt nga Sopija e Suharekës plot 9000 euro nga shtëpia.

7000 po i mbante në shtëpi e 2000 të tjera i morën stoli ari gruas e vajzave të tij.

Hajdutët e hallakatën shtëpinë e tij kur pjestarët e familjes shkuan në kanagjegjin e vajzës së axhës në një shtëpi ngjitur me të tyren.

E ndonëse ishin vetëm pak metra larg shtëpisë, prej aty nuk dëgjuan gjë meqë kishte edhe muzikë.

Lexo edhe:  Krim i rëndë në familje, 42 vjeçari shqiptar vret bashkëshorten në Zvicër