57-vjeçari sulmon gruan dhe djalin e tij në Vushtrri

Një skenë e rëndë dhune ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Vushtrri. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se Xh.M rreth 57-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj bashkëshortes së tij, F. M rreth 52-vjeçare, dhe djalit të tyre A. M rreth 19-vjeçar.

Rreth orës 19:00, në banesën e tyre në rrugën “Avni Saraqi”, pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka shpërthyer në agresivitet duke e goditur me grushte e shqelma bashkëshorten e tij në pjesë të ndryshme të trupit. Por dhuna nuk është ndalur aty – viktimë e tij është bërë edhe djali i tij, të cilin e ka kapur për fyti, duke e lënë të tmerruar.

Njësia për dhunë në familje ka marrë në pyetje viktimat, të cilat, edhe pse të lënduara dhe nën shok, nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Ato janë larguar nga banesa dhe kanë shkuar te një familjar për siguri.

I dyshuari është paraqitur në stacionin policor, ku pas intervistimit është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit kujdestar.

Lexo edhe:  Këta janë katër të dyshuarit për garën që përfundoi tragjikisht në Gjilan