Mot jo stabil, parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera  

Sot pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil. Parashihen intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në disa vise priten stuhi dhe rrebeshe mjaft intensive. Do të rritet ndjenja e zagushisë, por temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta sidomos në kohën dhe vendet ku “kapen” nga rrebeshet dhe stuhitë lokale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme konvektive. Priten stuhi lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Në viset bregdetare zhvillimet do të jenë më të pakta dhe më të izoluara.

Të Enjten dhe të Premtën na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Orëve të pasdites në Kosovë dhe disa vise tjera të rajonit priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e shtuna përmirësim gradual i motit dhe stabilizim gradual i atmosferës./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një 28 vjeçar në Prishtinë