Përfshihet nga zjarri një veturë në Jezerc, shoferi me familjarë shpëtojnë

Një veturë e tipit Fiat Punto është përfshirë nga zjarri para disa orësh në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Sinjalit, që kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes kur ndodhi rasti. Sipas tyre vetura është djegur dhe personat që ishin brenda, që dyshohet se kanë lidhje familjare janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ajo që dihet është se Policia është njoftuar për rastin, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e shkaqeve se si ka ardhur deri te zjarri kanë nisur.

Lexo edhe:  Aksident në Vitomiricë – përfshihen tri vetura, në vend të ngjarjes dalin policia dhe ambulanca